Gazeta10

Osmani: Kosova po e respekton marrëveshjen e Bratislavës, masat e BE-së dëmtojnë dialogun

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është duke e zbatuar me besnikëri marrëveshjen e Bratislavës, sipas të cilës janë reduktuar forcat policore në dhe për rreth objekteve komunale në komunat veriore.

Presidentja Osmani thekson po ashtu se është duke u krijuar edhe baza ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto komuna.

Megjithatë, ajo shprehet e habitur për masat e BE-së ndaj Kosovës të cilat i quan në disproporcion me veprimet e institucioneve të Kosovës.

Madje, ajo thekson se masat nuk janë përgjigje që nxitin bashkëpunimin dhe koordinimin, por që sipas saj më së shumti i bëjnë dëm procesit të dialogut.

“Pavarësisht asaj që ka ndodhur më 26 maj, vlerësoj se përgjigja e BE-së nëpërmjet masave që ka miratuar ka qenë komplet disproprocionale me veprimet e institucioneve të Kosovës. Nuk është përgjigje që nxitë bashkëpunimin dhe koordinimin , përkundrazi është përgjigje e cila më së shumti i bën dëm procesit të dialogut që e qet komplet jashtë binarëve ku të dyja palët do të duhej të trajtoheshin në mënyrë të barabartë. Serbia ka pasur njerëz të saj që kanë sulmuar ushtarët e NATOS-. Për këta njerëz ka dëshmi të sakta. Ata njerëz janë në video, dihet kush janë, disa prej tyre janë policë të Serbisë dhe nuk ka asnjë masë të vetme në raport me Serbinë për këtë agresion që ka kryer në raport me Kosovën dhe për dhunën që ka kryer në raport me NATO-n”, thekson Osmani.

Ajo më tej theksoi se masat e BE-së padrejtësisht janë vendosur ndaj Kosovës si rezultat fushatës dezinformuese masive kundër Kosovës.

“Komunikmimi im është i përditshëm me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Sa i përket masave që padrejtësisht janë vendosur ndaj Kosovës si rezultat unë do të thosha edhe i një fushate dezinformuese masive kundër Kosovës, e cila ka rezultuar me një sërë masash të cilat akoma janë në fuqi”, theksoi ajo.

Ajo gjatë vizitës në Dragash foli edhe për marrëveshjen e Bratislavës, që sipas saj duke u krijuar baza ligjore për zgjedhje të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

“Në Bratislavë është arritur një marrëveshje që ka kërkuar masa të deeaskalimit nga Kosova. Vendi ynë është duke e respektuar me besnikëri atë marrëveshje. Tashmë ka reduktim të forcave policore në përputhje me marrëveshjen që kërkon konsultim edhe me EULEX dhe me prezencën e NATO-s këtu. Në anën tjetër është duke u krijuar baza ligjore për zgjedhje të jashtëzakonshme në katër komunat veriore. Të gjitha këto kanë qenë kërkesa të marrëveshjes së Bratislavës, tani presim që hapat t’i ndërmarrin partnerët tanë në Bashkimin Evropian, sepse masat e tyre kanë qenë komplet disproprocionale me çfarë do pakënaqësie që mund të kenë pasur në raport me veprimet e Qeverisë së Kosovës”, theksoi ajo.

Ndërsa, shtoi se përshtypja e saj është që në ditët e kur pati tensione në veri, shumë shtete e kanë trajtuar Kosovën sikur Kosova ta ketë pushtuar dikë.

Sipas saj, Kosova nuk ka pushtuar asnjë territor.

Përshtypja ime është nga një herë që shumë shtete e kanë trajtuar Kosovën ato ditë sikur Kosova ta ketë pushtuar dikë. Kosova nuk e ka pushtuar asnjë territor të shtetit fqinjë. Kosova ka vepruar në territorin e Republikës së saj sovrane, e cila është njohur nga shumica dërmuese e shteteve të Bashkimit Evropian. Si presidente e vendit kërkojë që të ketë çdo ditë koordinim me aleatët dhe partnerët tanë, sepse çështjet e sigurisë janë tema kolektive, nuk janë tema individuale”, theksoi ajo.

Ajo përsëriti thirrjen e saj që komuniteti ndërkombëtar të bëjë presion ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që të ndal presionin ndaj serbëve të Kosovës, dhe dhunën që përdoret nga strukturat ilegale në veri, raporton KP./Gazeta10

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
aks
Policia shpall në kërkim personat në foto, kjo është arsyeja
Vershime
Kjo zonë në Kosovë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
yllka
Ditë zie në familjen e Yllka Kuqit
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Lopa-1
Pamje kur ariu sulmon bagëtinë në një fermë të Vitisë