Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani kujton viktimat e lagjes “Dardania” të Pejës të vrarë nga Serbia

Gazeta10
27 March 2023 - 13:08

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 40 burra, gra e fëmijë të lagjes “Dardania” në Pejë, të vrarë barbarisht nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë.

Osmani ka thënë se janë të vendosur që kujtimin për ta dhe betejën për drejtësi të mos i ndalojnë asnjëherë.

“Më 27 mars të vitit 1999, 40 burra, gra e fëmijë të lagjes ‘Dardania’ në Pejë, u vranë barbarisht nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë. Sot i nderojmë të gjithë ata që u vranë në këtë ditë të trishtë dhe bashkëndjejmë me familjet e tyre. Ne jemi të vendosur që kujtimin për ta dhe betejën për drejtësi të mos i ndalojmë asnjëherë!””, ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.