Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani: Maqedonia e Veriut nuk do t’i vendosë asnjëherë Kosovës viza

Gazeta10
07 December 2022 - 13:41

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se Maqedonia e Veriut nuk do t’i vendos asnjëherë Kosovës viza, raporton Gazeta10.

Osmani ka thënë se ka qenë gabim i Komisionit Europian vendosja e Kosovës në listën e vendeve me të cilat duhet që Maqedonia e Veriut të ketë regjim vizash.

Më tej, ai ka thënë se ky lëshim është rishikuar dhe se nuk ka kaluar nëpër institucionet e KE-së sepse është kontradiktor me politikat e Bashkimit Europain.

Më tej, Osmani ka thënë se në kuadër të Procesit të Berlinit janë nënshkruar marrëveshje për qarkullim mes 6 vendeve anëtare me letërnjofim në rajon, dhe kjo nënkupton se trendi është i kundërt me atë të vendosjes së vizave.

 “Është gabim i Komisionit Evropian. Vendosja e Kosovës në listën e vendeve me të cilat duhet të kemi regjim vizash është lëshim i cili është rishikuar nga ana e Komisionit Evropian, asnjëherë nuk ka kaluar nëpër institucionet e KE-së sepse do të rishikohet sepse është kontradiktore me politikat e BE-së. Ne në kuadër të Procesit të Berlinit vetëm se nënshkruam marrëveshje për qarkullim mes 6 vendeve anëtare vetëm me letërnjoftim në rajon, kështu që trendi është i kundërti me vendosjen e vizave”, tha mes tjerash Osmani, shkruan Alsat.m / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.