
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Moldavi, prej ku ka publikuar pamje nga pritja e organizuar nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, për liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian.
Osmani ka thënë se ka pasur edhe diskutime me miq lidhur me zhvillimet në veri të vendit.
Në një prej fotografive të publikuara, Osmani shihet edhe me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Në pritjen e organizuar nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, për liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian, diskutime me miq për zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka shkruar Osmani.