Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani mirëpret ambasadorin Guerot, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Gazeta10
24 January 2024 - 16:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, procesin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe Francës.

Osmani foli edhe për rëndësinë e avancimit të Kosovës në rrugëtimin e saj të integrimit evropian, si një vend që ka dëshmuar angazhim serioz përmes reformave rrënjësore.

Në këtë takim, ajo ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Kosovës dhe Francës, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.