Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani në Riad, takohet me Princin e Kurorës së Jordanisë: Dakordohen për thellimin e partneritetit mes dy vendeve

Gazeta10
28 October 2025 - 20:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Riad, ku ka zhvilluar “një takim shumë të frytshëm” me Princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Lartmadhërinë e Tij, Hussein bin Abdullah al-Hashimi.

“Kosova dhe Jordania gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të ndërtuara mbi miqësi, mirëbesim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, ka thënë Osmani.

Gjatë takimit, Presidentja tha se u konfirmua gatishmëria për thellimin e partneritetit “dhe diskutuam mënyrat për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, përfshirë mbrojtjen, tregtinë dhe teknologjinë e informacionit (ICT)”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.