Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani në takim me NAC: Kosova do të vazhdojë të kontribuojë për paqen

Gazeta10
11 March 2025 - 21:08

Të martën, presidentja Vjosa Osmani është takuar me Këshillin e Atlantikut të Veriut (North Atlantic Council – NAC).

Pas takimit, e para e shtetit, këtë takim e quajti “jashtëzakonisht të rëndësishëm” që tha se vjen në një moment vendimtar.

“Patëm një diskutim përmbajtjesor rreth zhvillimeve në Kosovë e rajon dhe riafirmova përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave euroatlantike dhe bashkëpunimit me NATO-n”.

“Forcat e NATO-s kanë rol të rëndësishëm për sigurinë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin tonë, prandaj si partnere serioze e kredibile, Kosova do të vazhdojë të kontribuojë për paqen e stabilitetin afatgjatë”, u shpreh presidentja Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.