Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani nënshkruan sot grantin në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh me USAID-in

Gazeta10
21 August 2024 - 8:10

Sot do të nënshkruhet marrëveshja e grantit me USAID-in në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Presidencës.

“Më 21.08.2024, në orën 11:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milion dollarësh.

Amendamenti nr 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID”, thuhet në njoftim.

Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas tij Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të deklarohen për media.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.