
Në një lidhje direkte për emisionin “Gazeta” në Kanal 10, lidhur me çështjen e dialogut dhe ofertat e partive politike në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, profesori Mazllum Baraliu vlerësoi se subjektet politike nuk kanë paraqitur oferta serioze dhe as risi konkrete në këtë fushë.
Sipas tij, programet dhe premtimet e partive mbeten kryesisht në nivel retorik.
“Nuk mund të flitet se kemi oferta serioze dhe se kemi risi, përveç retorikës boshe dhe premtimeve të mëhershme zgjedhore”, tha Baraliu.
Duke folur për dialogun, ai u shpreh skeptik për qasjen e partive politike, duke theksuar se kjo temë ndodhet në një situatë të vështirë dhe pa perspektivë të qartë.
“Mbase për dialogun as nuk kanë çfarë të ofrojnë, sepse dialogu është një çështje tashmë e vdekur, në një udhëkryq. Për të do të duhej të kishte ide dhe koncepte të reja, vizion dhe ndryshim të pikëpamjeve”, deklaroi ai.