Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

MIT njofton se nesër nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë

Gazeta10
14 August 2026 - 19:46

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për kamionët me masë totale mbi 20 tonë.

Ministria shton se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Postimi:

NJOFTIM PËR PUBLIKUN

Për ditën e nesërme, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.