Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani nga Portugalia: Shtet jashtëzakonisht miqësor, na afron angazhimi i përbashkët për paqe

Gazeta10
15 November 2023 - 15:09

Presidentja e  vendit, Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme ka udhëtuar për në Portugali.

Ajo sot ka zhvilluar takim me homologun e saj portugez, Marcelo Rebelo de Sousa.

Përmes një postimi  Facebook, Osmani ka thënë se Portugalia është një shtet miqësor, me të cilin sipas saj, na afron angazhimi i përbashkët në disa aspekte.

“Në 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ishte kënaqësi të takoj sërish Presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa. Një shtet jashtëzakonisht miqësor me të cilin na afron angazhimi i përbashkët për paqe, stabilitet dhe progres të vazhdueshëm”, shkroi ajo.

Osmani do të takohet edhe me kryeministrin e Portugalisë, António Costa.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.