Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani pas takimit me Sunak: Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar

Gazeta10
02 June 2023 - 10:12

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin britanik Rishi Sunak në Moldavi ku mori pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian.

Ajo tha se me të ka folur për zhvillimet e fundit, si dhe i ka shprehur mirënjohje për “mbështetjen e fortë” të Mbretërisë së Bashkuar.

“Së bashku me kryeministrin Rishi Sunak diskutuam zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin tonë të fortë me Britaninë e Madhe. Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë afatgjate”, ka shkruar Osmani në Twitter./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.