Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani për deklaratën e Macronit: Kemi diskutuar në Granada, besoj në mirëkuptim për tejkalimin e sfidave

Gazeta10
18 October 2023 - 14:46

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ka diskutuar për të gjitha çështjet në vend gjatë vizitës në Granada.

Këto komente ajo i bëri, kur u pyet rreth deklaratës së djeshme të Macron për çështjen e vizave për kosovarët.

Madje e para e shtetit tha se beson në mirëkuptim për tejkalimin e sfidave.

“I kam diskutuar të gjitha këto me presidentin Macron gjatë takimit tonë në Grandë dhe besoj që do të kemi mirëkuptim në tejkalimin e sfidave”.

Përderisa kur u pyet për vizitën muajin e ardhshëm në ShBA, Osmani tha se për këtë çështje do të deklarohet në një moment tjetër.

“Ndoshta në një moment tjerë do të mund të deklarohemi më në detaje për këtë çështje”, ka thënë Osmani./eo./

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.