Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani për “Die Welt” thotë se janë kapur edhe harta të terroristëve – donin ta pushtonin veriun

Gazeta10
06 October 2023 - 13:38

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për mediumin e njohur gjerman Die Welt ka dhënë detaje nga sulmi i 24 shtatorit në Bansjkë të veriut të Mitrovicës.

Osmani ka treguar në detaje për të gjitha ato organet e rendit në Kosovë gjetën si dëshmi, pas ikjes së terroristëve nga manastiri i Banjskës. Sipas saj, misioni i tyre ishte pushtimi i veriut të Kosovës.

Ajo thotë se Beogradi përveç me propagandë e operacione hibride, po dëshmohet se ka lejuar trajnimin e grupet terroriste në bazat ushtarake serbe.

“Serbia ka punuar gjatë për një plan ushtarak për aneksimin e veriut të Kosovës ashtu siç ndodhi me Ukrainën. Sulmuesve iu dha armatim që i takon ushtrisë serbe. Kishin uniforma ushtarake pa asnjë shenjë në të”

Ajo thotë se nga ato çka lanë ata pas si dëshmi ditën kur ikën nga vendi ky e kryen sulmin terrorist u gjetën shumë gjëra, përfshirë armatim e harta.

“Ne analizuam hartat, pamjet me dron, armët e sulmuesve dhe telefonat që ata lanë pas largimit. Nga kjo duket qartë se më 24 shtator, sulmuesit kanë dashur të krijojnë fakte në 37 lokacione njëkohësisht në një operacion hibrid për të pushtuar veriun e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.