Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani për gazetën austriake PROFIL: Propozimi flet për “vetëqeverisje të serbëve”

Gazeta10
02 February 2023 - 9:22

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën austriake PROFIL. Megjithëse pjesën më të madhe të intervistës ja kushtuar pyetjeve e përgjigjeve për sjelljet e Vuçiqit, e para e vendit ka folur edhe për planin franko-gjerman dhe modalitetet e tij, raporton Gazeta 10.

Ajo është shprehur aspak optimiste për konstruktivitetin e Vuçiqit.

“Nuk kam nevojë të dëgjoj fjalimet e Vuçiqit për të ditur se çfarë do të thotë. Taktikat e tij janë plotësisht të parashikueshme. Ai përpiqet të vihet në skenë si paqebërës. Në praktikë, ai më pas bën pikërisht të kundërtën. Fatkeqësisht, fjalët e tij nuk u realizuan kurrë” është shprehur Osmani.

Presidentja ka konfirmuar para gazetares se e ka pranuar planin franko-gjerman në formë të shtypur i cili është 4-5 faqe. Njëherësh ajo i ka zbuluar disa detaje të tij.

“Ajo që i ofrohet Serbisë në këmbim të kësaj njohjeje de facto është edhe më pak e qëndrueshme. Propozimi flet për “vetëqeverisje të serbëve”. Nëse ulem me tre avokatë, do të marr të paktën dhjetë mendime të ndryshme se çfarë do të thotë kjo në praktikë. BE-së i pëlqen të përdorë një gjuhë të paqartë në mënyrë që të dyja palët të mund t’i interpretojnë marrëveshjet ashtu siç e shohin të arsyeshme. Duhet ta lëmë pas këtë strategji. Sepse ne jemi ata që duhet të jetojmë me pasojat” ka thënë Osmani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.