
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të një moshuareje në Komunën e Pejës.
Osmani duke iu referuar këtij rasti, ka thënë se dhuna është e papranueshme pavarësisht ndaj kujt drejtohet, transmeton Gazeta10.
“Akti i sotëm i dhunës ndaj një të moshuarës është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ndaj Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm. Mekanizmat kompetent duhet t’i forcojnë dhe mbikëqyrin kriteret e përzgjedhjes, në mënyrë që atyre që u besohet trajtimi i fëmijëve, grave dhe të moshuarve të kalojnë nëpër filtra të ashpra të rekrutimit. E kemi obligim ta bëjmë një shoqëri sa më humane dhe kjo përpjekje jona duhet të jetë e përditshme”, thuhet në njoftim.
Tutje, është janë ftuar organet e drejtësisë që këtë rast ta trajtojnë me prioritet ngase akte të tilla janë të patolerueshme dhe të dënueshme./Gazeta10