Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani për takimin me Vuçiq: Ishte takim informativ – ai vajtonte, ankohej dhe nuk tregonte të vërtetën

Gazeta10
02 June 2023 - 13:15

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka thënë se presidenti serb, Vuçiq ankohej, vajtonte dhe nuk tregonte të vërtetën në takimin me të.

Në një konferencë për media pas samitit të dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian, Osmani tha se takimi me Vuçiqin ishte një kërkesë nga presidenti Macron dhe kancelari Scholz. Ajo tha se ishte një takim informativ dhe jo negociues.

“Nuk kisha asnjë plan të takohesha me Vuçiqin. Sigurisht, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisëë shtë i vazhdueshëm në Bruksel…ishte mjaft një insistim që nga mëngjesi nga shumica e liderëve evropian dhe sigurisht, si presidentja e njerëzve të Kosovës dua të tregoj konstruktivitetin që është një virtyti popullit tonë, të tregojmë vullnetin se mund të flasim me të gjithë…kjo nuk është hera e parë që e gjejmë vetën me Vuçiqin në një takim të tillë. Por më duhet të them se ky takim, i cili ishte një takim mbi insistimin e presidentit Macron dhe kancearit Scholz, kërkesë e tyre të cilën e respektova duke qenë se janë disa nga aleatët tanë më të afërt. Nuk ishte një takim negociues por një që shkëmbyem pikëpamjet/ Mund të them se Vuçiq shkëmbeu pamjet, ai vajtonte dhe ankohej hdhe sigurisht nuk tregonte të vërtetën që është një virtyt i tij duke qenë ministri i propagandës së Vuçiq”, tha ajo.

Osmani tha se e pyeti nëse Vuçiq realisht konsideronte se a ka arritur një marrëveshje  me Kosovën duke i kërkuar të largonte mbështetjen për grupet kriminale në veri të vendit.

Tutje, ajo tha se Kosovës iu kërkuan zgjedhje të reja në veri.

Protestat nisën më 26 maj me mbledhjen e serbëve lokalë para objekteve të komunave, me qëllim pengimin e hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në to.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.