Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani pret në takim të rregullt ambasadorin Hovenier, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit

Gazeta10
15 December 2022 - 15:08

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit, raporton Gazeta10.

Presidenca e Kosovës ka thënë se me të ka diskutuar rreth dorëzimit të aplikimit për anëtarësim në BE.

Tutje, Osmani ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm për vizionin e Kosovës.

Më tej, në njoftim thuhet se ata kanë diskutuar edhe për situatën në veri ku Osmani ka nënvizuar përkushtimin e Kosovës për koordinimin e vazhdueshëm me SHBA-në.

Këtu keni postimin e plotë:

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier më të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit e në veçanti rreth dorëzimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Presidentja Osmani theksoi se ky përbën një hap të rëndësishëm për përmbushjen e vizionit të Kosovës për integrim në strukturat euroatlantike.

Në takim u diskutua poashtu edhe për zhvillimet në veri të vendit. Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të rregullt e të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës. / Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
01 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.