Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani pret në takim Xhaçkën, diskutojnë për koordinim dhe për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Gazeta10
25 November 2022 - 18:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, me të cilën kanë diskutuar për koordinimin në politikën e jashtme të dy shteteve si dhe për sigurinë në Kosovë dhe në rajon, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e Presidencës së Kosovës bëhet e ditur se Osmani ka bërë të ditur rreshtimin e palëkundur të Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.

Tutje, Osmani ka thënë se Serbia është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për destabilizimin e vendit.

Osmani në takim ka thënë se Kosova vazhdon të ketë një rol konstruktiv në dialogun me Serbinë.

Këtu keni njoftimin e plotë:

Description: 🇽🇰Description: 🇦🇱| Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Në këtë takim, Presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në funksion të lehtësimit të jetës së qytetarëve të të dy shteteve.

Presidentja Osmani dhe ministrja Xhaçka kanë diskutuar fuqizimin e koordinimit në politikën e jashtme në funksion të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka theksuar vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për rrugën euroatlantike, si dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Tutje, bashkëbisedueset kanë folur edhe për situatën e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë. Presidentja Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës vazhdojnë të jenë plotësisht të përkushtuara për paqe, siguri dhe sundim të ligjit në gjithë territorin e Republikës.

Por, sipas Presidentes Osmani, përpjekjet e Serbisë janë të vazhdueshme për destabilizimin e Kosovës, duke përdorur strukturat e saj ilegale në veri.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova vazhdon të luajë rol konstruktiv në dialogun me Serbinë, i cili duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës në Facebook.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë para pak orësh ka takuar edhe homologen e saj në Kosovë, Donika Gërvalla. / Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
01 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.