Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani pritet me nderime të larta ushtarake nga presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro

Gazeta10
27 November 2024 - 9:21

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u prit me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.

Presidentja Osmani ka shkruar se “Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën dhe qytetarët tanë gjatë vizitës sime zyrtare në këtë shtet, që është gjithashtu vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi”.

Ajo ka theksuar se u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e  kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën!”, shkruan presidentja./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.