
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për emisionin “Tempus” në KTV, ka folur për presionin që pretendohet së i’u është bërë asaj Këshilli Prokurorial i Kosovës për dekretimin e Blerim Isufajt për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Ajo gjithashtu në këtë intervistë ka thënë se ka pasur edhe kërcënime.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, edhe në konferencë për medie gjatë të martës por edhe në intervistë ka përmendur se ka pasur kërcënime lidhur me dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj.
“Ka pasur presione të tjera, njerëz që dërgonin mesazhe që nëse nuk e dekreton nuk e nënshkruan do të bëjmë dosje, do të ngrisim aktakuza, do t’i lidhim duart. Por ata duhet ta dinë që këto më shumë se 2 dekada që jam në politikë presionet asnjëherë nuk kanë bërë punë.” – ka thënë ajo gjatë konferencës për media.
Ajo nuk tregoj emra, por ka thënë se kërcënimet ndaj saj janë bërë nga persona brenda sistemi prokurorial të vendit.
“Nga personat që janë brenda sistemi prokurial, por dua t’i mbrojë personat që kanë dhënë informatat.” – ka thënë Osmani.
Më tej, ajo po ashtu tregoj se disa presona kanë shkuar në zyrë të saj dhe kanë ofruar dëshmi konkrete për këtë kërcënime, duke thënë se nuk ka bërë publike detaje për shkak të mbrojtjes së sinjalizuesve.
“Arsyeja pse unë sot nuk i bëra publike detajet është për shkak se si Presidente e vendit e kam edhe detyrim moral që t’i mbroj personat të cilët kanë sinjalizuar të gjitha informatat që kanë ardhur në zyrën time me dëshmi konkrete në lidhje me këto kërcënime. Është shumë me rëndësi që njerëzit të inkurajohen edhe më tej që çkado që ata shohin si shkelje brenda gjitha institucioneve do të thoja jo vetëm sistemit të drejtësisë.” – ka thënë ajo.
Osmani po ashtu bëri një paralajmërim duke thënë se qëllimet nuk mund të arrihen duke e kërcënuar kreun e shtetit.
“Nuk mund të vish në tavolinën e Presidentes me qindra shkelje dhe pastaj të mendosh që mund të arrish qëllimet tua me kërcënime ndaj kreut të shtetit, në një sistem normal ku vërtetë funksionon sistemi i drejtësisë, këto gjëra fare nuk do të lejoheshin.” – ka thënë ajo.
Ndërkohë, kujtojmë se në një konferencë për medie, Osmani nuk ka pranuar që të dekretojë në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufajn.