Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takohet me presidentin e Kenias: Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve

Gazeta10
27 April 2025 - 19:05

Presidentja Vjosa Osmani ka njfotuar se ka takuar Presidentin e Kenias, William Ruto, me të cilin thtoë se diskutuan hapat e ardhshëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Kenias.

Presidentja theksoi rëndësinë e këtyre bashkëpunimeve për t’i afruar më shumë popujt e dy vendeve, duke e çuar përpara partneritetin e ngushtë dhe miqësinë mes dy shteteve.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës, Presidentin @WilliamsRuto, dhe të diskutoj hapat e ardhshëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke i afruar edhe më shumë popujt e Kosovës dhe Kenias”, shkruan Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.