Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takoi kryeministren e Bangladeshit, kërkoi mbështetje për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

Gazeta10
23 September 2022 - 16:59

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës ka takuar kryeministren e Bangladeshit, Sheikh Hasina Wazed.

Në përpjekjen e Kosovës për konsolidimin e pozitës ndërkombëtare, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova e sheh Bangladeshin një aleat, ndaj kërkoi ndihmën e këtij shteti për njohje nga vendet fqinje të tij.

Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e Bangladeshit për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova do të bëj përpjekje për rritjen e shkëmbimit tregtar me këtë shtet./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.