Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takon homologen e saj nga Zvicra, flasin për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve

Gazeta10
14 February 2025 - 9:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Mynih të Gjermanisë. Gjatë qëndrimit atje Osmani ka zhvilluar edhe një takim me presidenten e re të shtetit të Zvicrës, Karin Keller-Sutter.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Takim i shkëlqyer me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter. Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me presidenten Keller-Sutter për ta thelluar edhe më tej partneritetin tonë në fusha të interesit të ndërsjellë, e për të mirën e të dy popujve tanë”, ka shkruar Osmani.

Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, me mërgatën tonë që luan një rol thelbësor në forcimin e bashkëpunimit midis dy shteteve tona, ka shtuar Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.