
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot repartin e ri të infertilizimit të asistuar në Klinikën e Gjinekologjisë, shërbim ky që sipas Presidentes qifteve në Kosovë i ka kushtuar diku rreth 5 milion euro. Ajo ka thënë se brenda këtij viti do të fillojë punën ky repart, raporton Gazeta10.
Ajo tutje ka folur dhe për vonesat në prokurim publik duke thënë se procedurat e prokurimit sa i përket çështjeve të shëndetësisë duhet të trajtohen njësoj si procedurat e prokurimit të sigurisë kombëtare.
“Pra në atë nivel dhe të kryehen në procedura të përshpejtuara sepse këto procedura po pamundësojnë furnizim të rregullt me medikamente në klinikat e QKUK-së”. Tha Presidentja Osmani. /Gazeta10/