Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani uron kancelarin e ri gjerman: Mezi presim të forcojmë raportin me Gjermaninë

Gazeta10
06 May 2025 - 16:43

Osmani uron kancelarin e ri gjerman: Mezi presim të forcojmë raportin me Gjermaninë për të avancuar drejt BE-së e NATO-s

Presidentja e Kosovës ka uruar në emër të popullit të Kosovës kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, pasi ky i fundit ka marrë votat e mjaftueshme në raundin e dytë për të drejtuar Qeverinë gjermane.

Osmani ka thënë se ky është një moment përcaktues për unitetin dhe sigurinë e Evropës.

“Si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, ne mezi presim të forcojmë partneritetin tonë dhe të punojmë së bashku për të çuar përpara rrugën e drejtë të Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.”, ka shkruar Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.