Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani uron presidenten e re të Maqedonisë së Veriut: Mezi pres të thellojmë bashkëpunimin mes dy shteteve

Gazeta10
09 Maj 2024 - 14:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Gordana Silanovska-Davkova, për zgjedhjen si presidente e Maqedonisë së Veriut.

Osmani mes tjerash potencoi se mezi pret të vazhdojë bashkëpunimin me presidenten e re për të thelluar marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik”.

“Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur për të arritur këtë qëllim të përbashkët dhe për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut”, shkroi Osmani në rrjetin e saj social në platformën X.

Ndryshe, Gordana Silanovska-Davkova, është presidentja e parë grua në Maqedoninë e Veriut që nga pavarësimi nga Jugosllavia. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 Maj 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.