Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani vizitë në Xhaminë Kombëtare të Malajzisë, lutet te varri i ish-Kryeministrit

Gazeta10
03 May 2025 - 8:23

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare katër ditore në Malajzi. Osmani atje ka hapur edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës, ndërkohë që mediat e Malajzisë kanë raportuar edhe për vizitën që Osmani ka bërë në Xhaminë Kombëtare në Kuala Lumpur.

Osmani në pamjet e publikuara shihet që është mbuluar me shami dhe ka nderuar me lutje ish-kryeministrin e Malajzisë Abdullah Ahmad Badawi, që ka vdekur në prillin e këtij viti.

Osmani po qëndron në Malajzi që nga 1 maji dhe do të përfundojë vizitën e saj atje më 4 maj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.