Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

OVL e UÇK-së Të dënohet Mustafa për vrasjet e serbëve absurde (VIDEO)

Gazeta10
16 December 2022 - 19:21

Raporti: Saranda Aliu

Të kundërligjshëm e absurd e kanë quajtur dënimin prej 26 vjetësh të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, përfaqësuesit e OVL-UÇK-së. Sipas tyre, të gjitha akuzat janë të orkestruara, ndërsa dëshmitarët janë të shantazhuar nga Serbia. Reagime të shumta ka pasur edhe nga krerët e partive politike, të cilët kanë thënë se shpresojnë që shkalla e dytë do ta korrigjojë këtë vendim.

Me gjithë vëmendje e përcillte seancën e aktgjykimit ndaj ish-bashkëluftëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL së UÇK-së, Faton Klinaku e ka quajtur absurde e të padrejtë masën e dënimit prej 26 vjetësh ndaj Mustafës, derisa ka thënë se të gjitha akuzat e përmendura janë të orkestruara nga Serbia.

Ndërkaq, veteranët e UÇK-së, Xhevdet Qeriqi dhe Faik Zogaj,janë shprehur kundër këtij vendimi, të cilin trupi gjykues është thirrur në emër të popullit të Kosovës.

Reagime të shumta ka pasur edhe nga përfaqësues të partive politike.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se partia në të cilën bënë pjesë, ka qenë e vetmja që nuk e ka përkrahur vendimin për formimin e Gjykatës Speciale dhe sipas saj, pasojat po i bartë vendi.

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka thënë se dënimi ndaj Mustafës është i rëndë dhe nxitë indinjatë të secili shqiptar.

“Ky vendim i sotëm, shpresojmë se do të korrigjohet në shkallën e dytë, për të dëshmuar seriozitetin dhe paanshmërinë e Gjykatës. Drejtësisë i kemi besuar gjithmonë dhe drejtësia, pashmangshëm, herë do kur, duhet dhe do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë.”

E kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se shpreson që Gjykata e Apelit do ta ndryshojë këtë vendim.

“Dënimi sotëm i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi!”

Reagime të shumta ndaj dënimit prej 26 vjetësh ndaj ish-komandat “Calit”, ka pasur edhe nga përfaqësues të tjerë politik, si dhe nga ish-bashkëluftëtarë të shumtë.  / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
13 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.