
Sot, më 5 mars, ka nisur shënimi i manifestimit treditor të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në Prekaaz kanë filluar vizita të shumta për të nderuar rezistencën e familjes Jashari.
Gazetarja Fatjona Rudi është lajmëruar nga Prekazi në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10, nga ku ka treguar se çfarë pritet të ndodh sot atje për ndër të ditëve të Epopesë së UÇK-së.
Nga orët e hershme sot Prekazin kanë filluar që ta vizitojnë persona për të bërë homazhe.
Njëri ndër ta është edhe një vizitor i ardhur nga Shqipëria, i cili ka treguar se tash e 17 vite vjen rregullisht për çdo 5 mars në Prekaz.
“Sot ne bëjmë homazhe në Drenicë, në Drenicën heroike pjesë e rezistencës 5,6,7 mars, ku unë tash e 17 vite vijë dhe vizitoj Prekazin… pa Drenicë sot nuk do të kishte Dardani”, është shprehur ai.
Për të parë më shumë ndiqeni videon më poshtë: