Gazeta10

Pa fitues në Lipjan, Prishtina dhe Ballkani luajnë baras në derbin e javës

Prishtina ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Ballkanit në kuadër të javës së 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë ishte mjaft e barabartë me të dy ekipet që prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të sulmuar.

Rasti i vetëm në 45 minutëshin e parë i takoi Prishtinës që rrezikoi me Kushtrim Gashin në minutën e parë, por gjuajtjen e tij me kokë e ndali Enea Koliçi.

Në pjesën e dytë Ballkani pati diçka më shumë nga loja, duke rrezikuar në dy raste me sulmuesin Mamadou Danfa.

Danfa doli në rast të mirë shënimi në dy raste, fillimisht në minutën e 64-të pastaj edhe në minutën e 83-të, por i mungoi finalizimi.

Deri në fund nuk pati raste të mira shënimi për ndonjërën prej skuadrave dhe që të dyja u desh të pajtoheshin me nga një pikë.

Ballkani vazhdon si lider i tabelës me 53 pikë të grumbulluara ndërsa Prishtina ka 39 sosh. Therandasit rrezikojnë të humbasin lidershipin nëse Llapi fiton nesër (e diel) ndeshjen ndaj Lirisë.

NË FOKUS

valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët