
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmes një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi është raportuar se banorët e lagjes Arbëria po ankohen përshkak të mungesës së rrjetit të kanalizimit.
Janë afro 30 shtëpi të cilat nuk kanë kanalizimit në këtë vend, raporton Gazeta10.
“Ne banorët vetë kemi kontribu me vetfinancim e kemi dërgu kanalizimit disa metra larg shtëpive tona, por verës po kemi problem se po kundërmon, ne e kemi bërë ankesën në ish Qeverinë komunale, dhe nuk kemi marrë përgjigje asnjëherë”, shtoi banori.
Banori tregon se prona ku derdhet kanalizimi është pronë e komunës, dhe i vetmi finanim që e ka bërë komuna është shtrimi i kockave dhe shtyllat elektrike.
Sipas tij askush nuk është merrë nga Komuna e Prishtinës me rrjetin e kanalizimit.
Më poshtë mund të ndiqni emisionin: