Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pacientët e QKMF në Komoran në temperatura të ulta detyrohen të marrin shërbimet e nevojshme

Gazeta10
30 November 2022 - 8:17

Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komoran nuk ka ngrohjë, raporton Gazeta10.

Pacientët qëndrojnë në vetura të ngorhen derisa t’ju vie radha për të marrë infusion.

Shefqet Aliaj pacienti i cili që pesë ditë radhazi po kontrollohet në këtë qendër ka treguar se qëndrimi brenda saj është bërë i pa përballuar përshkak të temperaturave të ulta.

Për këtë rast janë ankuar edhe pacientët e tjerë në këtë qendër të cilët thanë se temperaturat brenda kësaj qendre janë më të ulta se në ambientin e jashtëm.

Ndërsa puntorët në këtë qendër kanë thënë se për temperaturat e ulta në këtë qendër është përgjegjëse komuna e Drenasit.

E me problemin e njëjtë po përballen edhe Qendrat e Mjekësisë Familjare në Drenas.

Ndërsa nga komuna e Drenasit kanë thënë se kompania e kontraktuar për të furnizuar Qendrat e Mjekësisë Familjare me pelet nuk e ka bërë furnizimin ashtu siç ka qenë e paraparë me marrëveshje.

“Kontrakta është nënshkruar me kohë mirëpo furnitori i cili ka pasur furnizimin me pelet kurr e ka sjellë nuk e ka sjellë mbas të standardeve e kërkuara”.

Në këto kushtë puntorët në kësaj qendre kanë punuar edhe gjatë viteve të kaluara./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=KmOYJiqexoU

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.