
Deputetja e VV-së Fitore Pacolli, ka dorëzuar padi kundër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe deputetes së LDK-së, Doarsa Kica Xhelilit.
Padia sipas saj ka të bëjë më shpifjet dhe denigrimin që këta të fundit i kanë bërë lidhur me projektin e rrugës A.
“Dorëzova padi kundër kryetari të Prishtinës Përparim Rama, kundër kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut dhe kundër nënkryetares së LDK-së, deputetes Doarsa Kica-Xhelili në lidhje me rastin e Rrugës A. ata shpifin dhe fyejnë dhe denigrojnë autoritetin tim duke më akuzuar pa fakte”.
Ajo shtoj se “Me statuset e tyre publike kanë nxitur opinioni publik, kundër meje, kanë nxitur qytetarët e Prishtinës të reagojnë kundër meje”.
Pacolli tha se motra ka punën e saj në të cilën nuk ka ndikuar asgjë tek ajo.
“Motar ime ka punë e vet, unë kam punën time, të dyja e bëjmë punën tonë profesionale. Ata e kanë shfrytëzuar rastin për të përfituar politikisht dhe më kanë akuzuar padrejtësisë veç pse jam motra e gjyqtares Vlora Pacolli”.