Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pacolli: Kosova në rrugë të mirë, vetëmenaxhimi s’është Zajednicë e as autonomi

Gazeta10
19 March 2023 - 8:34

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka thënë se vetmenaxhimi nuk është ‘’zajednicë, asociacion, vetëqeverisje e as autonomi’’.

Ajo shkroi se dje “u pa që Kosova është në rrugë të mirë dhe e gatshme të ecën përpara pa frikë e me vendosshmëri”.

“Vetmenaxhimi nuk është zajednicë as asociacion plus as vetëqeverisje e as autonomi. Edhe sonte u pa se Kosova është në rrugë të mirë dhe e gatshme të ecën përpara pa frikë e me vendosshmëri”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Mbrëmë shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi se pas 12 orësh bisedime, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për propozimin evropian.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.