
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas kërkesës së Serbisë drejtuar KFOR-it për dislokim të trupave të tyre në Kosovë, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se Ushtria e Serbisë nuk ka vend në Kosovë.
Më tej, ai ka thënë se këtu është Ushtria e Kosovës.
Këtu keni postimin e plotë:
“Në Kosovë, Ushtria e Serbisë nuk ka vend. Qoftë edhe një ushtarë. Aty ekziston vetëm Ushtria jonë e Kosovës”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10