Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pacolli pas arrestimit të Murselit: Jam i shokuar!

Gazeta10
01 December 2023 - 17:57

Behgjet Pacolli është shprehur i tronditur me lajmin për arrestimin e ish-këshilltarit të tij, Naim Murselit, i implikuar direkt në vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murselit.

Postimi i plotë:

Sot, fëmijët dhe familia kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës.

I pergezoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë.

Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj.

E pabesueshme dhe e trishtueshme.

Jam ende i shokuar!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.