Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pacolli: Zimbabve e ka njohur pasaportën e Kosovës u pajtuam për thellimin e raporteve

Gazeta10
23 September 2023 - 19:24

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Zimbabve e ka njohur pasaportën e Kosovës.

Pacolli tha se gjatë qëndrimit në Nju Jork ka zhvilluar takime të rëndësishme për vendin.

Ndër të tjera, ai deklaroi se lobimi për Kosovën duhet të shndërrohet në prioritet.

“Gjatë qendrimit tim në Nju Jork, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë Gjenerale të OKB, zhvillova një numër takimesh me rëndësi për vendin. Takime të nivelit të lartë zhvillova me presidentin e Zinbabvesë Emerson Mnangagëa të cilin e falenderova për vendimin e njohjes së pasaportës së Kosovës dhe u pajtuam për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror. takova Gjithashtu presidentin e Kenyas, mikun tim Ëilliam Ruto, presidentin e Sierra Leones Julius Mada Bio, presidentin e Liberisë George Ëeah, presidentin e Botsëanës Mokgëeti Masisi, Zvpresidentin e Gambias Mohamed Jalloë, ministrin e jashtem Mahmadou Tangara dhe nje delegacion të lartë nga Ruanda si dhe udheheqjen e organizates boterore te te rinjeve”, shkroi Pacolli në një postim në “Facebook”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.