
Kjo e mërkurë shënon edhe natën finale të ndeshjeve futbollistike për emisionin PolitikOFF të Kanal10.
Janë politikanët e AAK-së dhe zyrtarët qeveritar ata që sonte garojnë për vendin e parë të këtyre ndeshjeve.
E deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri pak para se të nis loja tha se tek AAK mbizotëron gjendja e Kampionit.
“ Është gjendje e kampionit, jemi duke pritur që të filloj loja që po ashtu ta fitojmë edhe këtë ndeshje. Ekipi ynë i ka pasur tri ndeshje në tri ditët e fundit, jemi përgadit. Ahmetaj edhe Palin në pjesën e parë si veteran e Beka është pak i lënduar prej djehit”, bëri të ditur Tahiri.