Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pakënaqësi për ndarjen e bursave në Novobërdë

Gazeta10
18 October 2022 - 19:27

15 nxënës të komunitetit shqiptar në Novobërdë u subvencionuan nga kjo komunë me nga 120 euro, derisa 33 prej tyre u zgjodhën nxënës serbë me shumë deri në dyfish më të lartë. Ky kriter, sipas komunës së Novobërdës, u bë mbi kontributin e nxënësve mbi arsim, e jo në baza etnike. Por, një gjë e tillë po konsiderohet diskriminuese.

Raporti: Saranda Alshiqi Kamera: Deurit Shaljani.

Bursat e shpërndara nga Komuna e Novobërdës për nxënësit e dalluar po konsiderohen diskriminuese.

Nga 48 nxënës, 15 prej tyre u zgjodhën shqiptarë, derisa të tjerët janë serbë. Krahas numrit, për nxënësit e komunitetit shqiptarë u ndanë nga 120 euro.

Derisa, shuma e nxënësve serbë shkonte deri në pothuajse dyfishin e saj, ku më e vogla ishte 130 euro, ndërkaq më e madhja deri në 240 euro. 

Për këtë, prindër të nxënësve që nuk kanë dashur të deklarohen para kamerave, janë shprehur të pakënaqur, duke e cilësuar një veprim të tillë si diskriminues.

Si të tillë e ka vlerësuar edhe Lirim Gashi nga Lëvizja Vetëvendosje në Novobërdë, i cili e ka lënë fajtore komunën që udhëhiqet nga Lista Serbe. 

Ndërsa, nënkryetari i Novobërdës, Bajrush Ymeri ka thënë se nuk ka informata lidhur me kriteret e përcaktuara, derisa ka shtuar se do të kërkojë sqarime nga kryetari i komunës.

Në një përgjigje me shkrim për Kanal10, nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Novobërdës, kanë thënë se shuma e ndarë është bazuar në garat që këta nxënës kanë marrë pjesë.

Ky vendim ka hyrë në fuqi më datën 7 të këtij muaji./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.