
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se në objektin C të pallatit të drejtësisë se përshkak të mungesës së oksigjenit janë detyruar të i pezullojnë punët.
Dhjetëra zyrtarë detyrohen ti kryejnë punët në temperatura deri në 30 gradë, raporton Gazeta10.
Shumica nga këta zyrtarë nga mungesa e oksigjenit kanë kërkuar trajtim shëndetësor e dy nga ata kanë pësuar edhe arrest kardiak.
“Nga Këshilli Prokurorial i Kosovës të njëjtit kanë ofruar nga fondet e tyre mjete buxhetore për realizimin e kontratës për hapjen e dritareve në mënyrë që të kemi oksigjen të mjaftueshëm në objekt”.
Këshilli Prokurorial i Kosovës kanë vendosur që nga e hëna deri në arritjen e një zgjidhje të kryejnë vetëm punët emergjente.
E, në këtë pozicionë janë edhe puntorët e Gjykatës Themelore.
Nga Sindikata e Puntorëve të këtij institucioni kanë thënë se kërkesat e tyre kanë shkuar në vesh të shurdhër dhe nga kjo situatë po e kanë trë vështirë ta vazhdojnë punën.
“Është nënshkruar kontrata për hapje të dritareve aty ku është e nevojshme dhe në bazë të kontratës, është angazhuar një kompani me hapjen e dritareve.
E, nga Ministria e punëve të Mbrendshme kanë thënë se së shpejti do të bëhet një zgjidhje.
Kanal10 ka kontaktuar edhe me kompaninë në fjalë dhe nga kjo e fundit kanë treguar se kontrata është nënshkruar në shtator, ndërsa punimet do të fillojnë kur të vjenë gjithë materiali./Gazeta10