Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pamje nga ceremonia e varrimit të gruas që u vra nga ish-bashkëshorti në Gjermani

Gazeta10
26 May 2023 - 14:23

Ka filluar ceremonia e varrimit e Jetmira Bekës e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj në Aachen të Gjermanisë, shkruan Gazeta10.

 Varrimi i të ndjerës po bëhet në varrezat e fshatit Zasellë të Mitrovicës.

Kujtojmë se të shtunën e javës së kaluar në parkingun e një qendre tregtare, dorasi e kishte therur viktimën në prani të motrës së saj.

E ndjera dhe i dyshuari së bashku i kanë tre fëmijë. Për shkak të mosmarrëveshjeve, ata janë ndarë dhe si rrjedhojë nuk kanë qenë duke bashkëjetuar.

 Andaj, gjykata ua ka caktuar kujdestarinë e përbashkët ndaj fëmijëve dhe në ditën kritike, ata është dashur të takohen për të bërë shkëmbimin e fëmijëve.

 Ndonëse vrasja nuk ka ndodhur në sy të fëmijëve, ishte motra 18-vjeçare e viktimës ajo e cila e pa motrën e saj duke u qëlluar disa herë me thikë për vdekje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.