
Një 42 vjeçar ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri sot brenda një lokali.
Zëdhënësi i Policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, në përgjigjje për media bëri të ditur se rasti ndodhi rreth orës 13:50 në një lokal në rrugën “Sala e Hamit Jashari”.
Ai shtoi se është duke u punuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, tha Zahiti.