Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pamje nga vendi ku mbeti një i vrarë dhe dy të plagosur në Prishtinë

Gazeta10
18 March 2023 - 15:18

Janë publikuar fotografitë e vendit ku ndodhi vrasja dhe u plagosën dy të tjerë, të cilët janë dërguar në emergjencë në QKUK.

Sipas raportit të Policisë vrasja ka ndodhur brenda një hoteli në lagjën “Arbëria në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se edhe dy persona të tjerë janë lënduar si pasojë e një mjeti të mprehtë.

Ahmeti ka informuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, derisa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar (dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Sipas saj, aktualisht hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.