Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pamje si në filma me spiun, basketbollistja amerikane dhe dileri rus u shkëmbyen kokë më kokë (Video)

Gazeta10
09 December 2022 - 14:28

Shkëmbimi i dy të dënuarve ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë i ngjan më tepër një skenari të filmave.

Raportimi i mediave dhe videot që dolën nga shërbimet intelegjente, tregon për dy njerëz mjaft të rëndësishëm që u shkëmbyen kokë më kokë, basketbollistes amerikane të arrestuar në Rusi, Brittney Griner dhe rusit Viktor Bout të dënuar në Amerikë.

Pamjet e para të lëshuara nga agjencia kryesore e intelegjencës ruse FSB, duken të dy të shoqëruar nga zyrtarë të të dyja shteteve teksa bëhet shkëmbimi në një aeroport.

Presidenti Biden e quajti lajmin e madh kthimin e basketbollistes amerikane e cila ishte dënuar me nëntë vite burgim në Rusi.

Ndërkohë që edhe në Rusi janë gëzuar për kthimin në shtëpi të njërit prej dilerëve më të mëdhenje të armëve në botë i dënuar me shumë vite burgim në SHBA.

Ai konsiderohet një prej njerëzve më të fortë të Putinit, përgjegjës për armatimin e shumë shteteve të varfëra afrikane dhe në Amerikën Latine.

Ky shkëmbim ka nxitur edhe reagime, sidomos të mediave duke kritikuar lirimin e rusit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.