Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pamje të cilat tregojnë se si duket ura e Krimesë pas shpërthimeve të mbrëmshme (VIDEO)

Gazeta10
17 July 2023 - 10:51

Qarkullimi i veturave në urën kryesore që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë, është ndalur pas raportimeve për një shpërthim.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në rajonin Krasnodar të Rusisë, që ndodhet në skajin lindor të urës, një incident në këtë urë la të vdekur dy persona.

Guvernatori i Krimesë, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014, njoftoi mbylljen e urës mëngjesin e së hënës pa dhënë një arsye specifike.

Burimet lokale të lajmeve përmendën se banorët dëgjuan shpërthime para agimit, megjithëse nuk është dhënë asnjë konfirmim zyrtar.

Shkalla e dëmit nga shpërthimi mbetet e paqartë, por guvernatori Sergei Aksyonov tha se priste që trafiku hekurudhor në urë të rifillonte brenda disa orësh.

Fotot e postuara nga një kanal në Telegram, i lidhur me shërbimet e sigurisë ruse, përshkruanin një korsi në rrugën e urës të copëtuar dhe një makinë të zezë me dëmtime të rënda në pjesën e përparme.

Në videon më poshtë gjithashtu shihet më qartë dëmet në urën lidhëse e gadishullit të  Krimesë me Rusinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.