Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

‘Papi chulo’ rikthehet në Fushë Kosovë, vazhdon me volum të lartë të muzikës

Gazeta10
27 April 2023 - 23:35

Është rikthyer personazhi i famshëm “papi chulo”, i cili bënte hallakamë trafikun me vozitje të rrezikshme dhe me volum të lartë të muzikës.

Në një video që kanë publikuar “Vrojtuesit e lagjes”, shihet teksa është ndaluar në një parking në Fushë Kosovë duke lëshur muzikë më zë të lartë.

Refki Hajzeri me BMË-në e gjelbërt ishte arrestuar në fund të muajit mars për ngasje të rrezikshme.

Pas verifikimit në të dhënat e policisë, ka rezultuar se personit në fjalë i figurojnë 225 gjoba.

Personi i dyshuar pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për veprën “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe është sekuestruar përkohsisht automjeti.

Por, disa ditë më vonë me 5 prill ai është liruar nga paraburgimi.

“Duke ju referuar kërkesës tuaj ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.H, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 paragrafi 1 i KPRK-së, me datë 01.04.2023 gjyqtarja e procedurës paraprake të kësaj gjykate, ka marr Aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e paraqitur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, si e pabazuar, andaj i pandehuri R.H është liruar menjëherë nga ndalim”, thuhet në njoftim.

@vrojtuesitelagjes #kosova #kosovo #prishtina #prishtine #komunaeprishtines #kosovopolice ♬ original sound – Vrojtuesit e lagjes Prishtine

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.