Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Paqueta kompleton transferimin te West Hami

Gazeta10
29 August 2022 - 20:25

Mesfushori brazilian, Lucas Paqueta, karrierën do ta vazhdojë në Premier League, raporton Gazeta10.

Paqueta është transferuar te West Ham United në ditët e fundit të merkatos.

Për shërbimet e mesfushorit brazilian, West Hami ka shpenzuar plot 50 milionë funte.

Njëherësh, ky është transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit anglez.

Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me ekipin londinez, deri në vitin 2027.

Paqueta vjen te ekipi londinez, pas një periudhe dyvjeçare që e kaloi te skuadra, Olympique Lyon.

Stinorin e kaluar me ekipin francez, Paqueta kishte shënuar 11 gola dhe kishte kontribuar me shtatë asistime.

Në garë për transferimin e ish-anëtarit të Milanit ishte edhe skuadra e Arsenalit, por në fund Paqueta vendosi t’i bashkohet West Hamit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.