Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Para Forumit të Paqes, Kurti takohet me dy kompanitë franceze të energjisë së ripërtëritshme

Gazeta10
09 November 2023 - 19:25

Para fillimit të Forumit të Paqes në Paris ku në mesin e shumë krerëve të shteteve dhe qeverive po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai takoi në takime të veçanta përfaqësuesit e dy kompanive franceze të fushës së energjisë së ripërtëritshme, “Voltalia” dhe “TotalEnergies”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se fillimisht Kurti takoi drejtorin për Zhvillim Ndërkombëtar të “Voltalia”, Gustavo Fernandez, dhe pastaj takoi zëvendëspresidentin për Zhvillimin e Biznesi në EuroAzi për “TotalEnergies”, Antonie Garret, me bashkëpunëtorë.

“Kryeministri nënvizoi interesimin e  Kosovës për të mirëpritur investitorë të huaj dhe dedikimin e Qeverisë për krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm për ta. Ai i njoftoi përfaqësuesit e “Voltalia” dhe “TotalEnergies” me detajet e Strategjisë së Energjisë 2022-2031, me të cilën synohet që të shtohen 1,200 MW nga burimet e ripërtëritshme. Veçoi projektet ekzistuese dhe të ardhshme për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga energjia solare dhe e erës, me theks te mundësitë që ofron ankandi aktual për ndërtimin e 100 MW nga energjia solare të shpallur nga Ministria e Ekonomisë, dhe ankandi i ardhshëm i erës me kapacitet deri në 150 MW i cili pritet të shpallet gjatë vitit të ardhshëm, si dhe foli për investimet e planifikuara të Qeverisë në këtë sektor për tri vitet e ardhshme”, thuhet në njoftim.

​”Përfaqësuesit e të dy kompanive shprehën mirënjohje për përparimin e Kosovës, përshëndetën edhe mundësitë aktuale dhe të ardhshme të ofruara për investime në sektorin e energjisë së ripërtëritshme dhe procesin profesional dhe transparent. Gjithashtu shprehën gatishmërinë për të vazhduar angazhimin për pjesëmarrje në këto mundësi që ofron Kosova”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.