Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Parada e fëmijëve me FSK-në, Rama: As shiu s’më ndali të isha pjesë e ngjarjes

Gazeta10
11 June 2023 - 20:15

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në paradën e organizuar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), që parakaluan bashkë me fëmijët.

Rama ka publikuar edhe disa fotografi teksa qëndronte në shi.

”Sot, patëm nderin të organizojmë një paradë të veçantë për fëmijët, në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe dua të ndaj me ju emocionin dhe krenarinë time për këtë ngjarje të mrekullueshme“, ka thënë Rama.

“Është gjithmonë frymëzuese të shoh entuziazmin dhe gëzimin e fëmijëve, sepse ata janë shpresa jonë e së ardhmes, dhe dua të theksoj se as shiu nuk na ndaloi të bëhemi një komunitet i bashkuar dhe të krijojmë kujtime të paharrueshme“.

”Unë dhe Ministri i Mbrojtjes, zoti Armend Mehaj, i pritëm me kënaqësi fëmijët në sheshin “Skënderbeu”, dhe bashkë e përfunduam paradën me energji dhe entuziazëm“, ka deklaruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.